Legalizimi i prostitucionit në Shqipëri është një temë e hapur në vendin tonë, ku ka një debat nëse duhet ta legalizojmë apo jo. Kjo është edhe tema e bisedës së mbrëmjes në “Opinion”.

A e disiplinon legalizimi prostitucionin apo i krijon probleme vendit?

Klodiana Lala, gazetare, e cila ka intervistuar  prostituta në burgun 325 flet për këtë problematikë.

"Njëra ishte nje vajzë që ushtronte prostitucion, i përkiste komunitetit rom dhe e kishte nisur këtë profesion në moshën 13 vjeç. Më pas e gjendur në kushte të vështira ekonomike e kishte kryer këtë punë se s’kishte asnjë mënyrë tjetër për të siguruar mbijetesën.

Pagesat ishin qesharake që vazhdonin nga 5 mijë lekë të vjetra. Ajo me tha që u detyrua, pasi familja i beri te ditur që nëse nuk sillte para të dilte nga shtëpia. Këtë punë ajo e bënte në ambiente të ndryshme, edhe në makinë.

Dënimi në raste të tilla nëse kapesh është 5 mijë lekë. Këto që kapen janë vulnerabël, kurse nuk kapen ato që janë prostituta luksi. Në hotele të rëndësishme në Tiranë kryhet prostitucion. Njëra nga vajzat më ka thënë që një politikan më ka paguar 3 mijë euro për një natë" tha Lala.