Agjencia qipriote e marketingut Medier paditi boksierin e famshëm Mike Tyson për 1.5 milionë dollarë, me pretendimin se ai kishte shkelur kontratën me ta duke marrë pjesë në përleshjen me Jake Paul.Kompania me qendër në Limasol promovon bastoren Rabona dhe padia ka mbërritur në adresën e Gjykatës së Lartë në Londër.

“Arsyeja e vërtetë që Tyson dhe kompania e tij Tyrannic e ndërprenë me ngut dhe në mënyrë të paligjshme kontratën është sepse Mike pranoi një marrëveshje dhe sponsorizim me Netflix për të luftuar me influencuesin Paul”, – thuhet në padi.

Kontrata u nënshkrua në janar dhe u ndërpre në mars, kështu që Medier kërkon kthimin e 800,000 dollarëve nga Tyson për shërbimet e paplotësuara dhe 729,000 dollarë të tjera për kostot e prodhimit dhe promovimit të humbur.

Nga ana tjetër, avokatët e Tyson pretendojnë se Medier ka shkelur kontratën sepse nuk kanë marrë miratimin e klientit të tyre për materialin promovues.Ju kujtojmë se Paul mundi ish-kampionin profesionist absolut të botës në stadiumin e NFL të Dallas Cowboys.Tyson dyshohet se fitoi 20 milionë dollarë për pjesëmarrjen e tij kundër një YouTuberit më shumë se tre dekada më të ri, dhe Paul dy herë më shumë për meçin e zhvilluar para 70,000 njerëzve.