18 tetor 2013- Një punonjës i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim. Sipas policisë punonjësi ditën e djeshme po transportonte me fugon paisje lojrash fati. Ai nuk ka ndaluar në postobllokun e policisë. Ministria e Brendshme bën me dije se ndaj punonjësit kanë filluar procedurat për përjashtim nga puna si dhe arrestimin e tij.Por sjellja e punonjësit të Gardës pati pasoja edhe mbi dy punonjësit e policisë që nuk e ndaluan atë. Ata u pezulluan menjëherë nga detyra e tyre. Nuk bëhet ende i ditur, identiteti i punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje.





