Është mbyllur sot drejtoria e Sigurimeve në Shkodër, pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mësohet se drejtoria e Sigurimeve Shoqërore është mbyllur pa afat, deri sa të bëhet dezinfektimi dhe tamponët për të gjithë punonjësit.
Njoftohet po ashtu se hapat e mëtejshëm në lidhje me situatën e krijuar do të merren në bashkëpunim me institucionet e shëndetit.
Gjatë 24 orëve të fundit, sot u regjistruan në vend 17 raste të reja, prej të cilëve 6 në qytetin e Shkodrës.





