14 dhjetor 2014 – Në rrjetin e saj social, Instagram Era Istrefi ka publikuar një foto super të nxehtë. Në foto shfaqet së bashku me këngëtaren Enca Haxhia, ku të dyja duken shumë provokuese.
Në mbishkrim të fotos, këngëtarja nga Kosova Era Istrefi ka shkruar: “Nxehtë këtu në Meksikë”, por siç shihet edhe nga foto akoma më nxehtë këtë pamje e ka bërë provokimi i dy vajzave lozonjare. Të dyja këngëtaret njihen për “çmenduritë” e tyre në botën e showbizit, ndaj nuk është për t’u çuditur edhe foto e tyre e nxehtë.





