Policia e Ekuadorit sekuestroi 1,3 ton kokainë, të fshehur në një kontejner të destinuar për në Estoni, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Patricio Pazmino.
“Ngarkesa ishte në portin e Guajakilit dhe u identifikua falë një qeni antidrogë”, theksoi ai.
Vitin e kaluar, autoritetet e vendit sekuestruan një rekord prej 128 tonësh lëndë narkotike ose 18 tonë më shumë se rekordi i mëparshëm prej 110 tonësh.
Dy vendet më të mëdha prodhuese të kokainës në botë, Kolumbia dhe Peruja, kufizohen me Ekuadorin./ATA