LONDËR, 14 qershor 2013 – Pesë klandestinë potencialë u ndaluan të hynin në Britani, pasi punonjës së shërbimit të kufirit (Border Force) i gjetën të fshehur brenda një kamioni, të cilët po drejtoheshin në një adresë në qytetin e Përflit-it (Purfleet) në Eseks të Anglisë, njoftuan mediet britanike.

Para disa kohësh, rreth orës 1:15 pas të mesit të natës, u zbuluan pesë shqiptarë në portin francez Kokule (Coquelles), që është dhe qyteti i tunelit.

Policia kufitare, së bashku me qenin e shërbimit Lui-në (Louis), kontrolluan një kamion italian, teksa po priste të hipte në traget për në Britaninë e Madhe.

Kamioni po transportonte ngarkesë të përzier mallrash me adresa në Lejn (Lane) Long, Stenuell (Stanwell); Mejn Strit (Main Street), Pajmur (Pymoor) dhe Stounhauz Lejn (Stonehouse Lane) në Përflit.

Udhëtarët pa biletë iu dorëzuan policisë kufitare franceze dhe automjeti u lejua të vazhdonte në destinacionet që kishte.

Pol (Paul) Morgan, drejtor i shërbimit kufitar britanik për Juglindjen dhe Evropën, pohoi:

“Ky incident tregon arsyen pse kemi vendosur staf të shërbimit kufitar në Francë – për të ndaluar emigrantë ilegalë potencialë para se mund të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Prania jonë serioze në portet franceze si Kokule-a dhe bashkëpunimi i ngushtë me autoritetet franceze ndihmon në mbrojtjen e gjithë Britanisë nga njerëz që orvaten të hyjnë ilegalisht.

“Gjithashtu, përveç qenve të shërbimit, oficerët përdorin edhe detektorë për rrahjet e zemrës, sonda gazi karbonik dhe kërkime fizike për të gjetur njerëzit e fshehur në automjete”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/