Në fillim menduan se ishte një anije ose ndonjë balonë e rënë në det, por dy peshkatarë, babë e bir, u habitën dhe u shtangën njëkohësisht kur para tyre u shfaq diçka gjigante.
Mark Watkins dhe babai i tij ishin duke peshkuar 25 milje nga Bunbury, në jug të Perth-it në Australi, kur diçka misterioze në formë topi u shfaq pranë tyre.
Vetëm pasi u afruan, ata kuptuan se kishin të bënin me një balenë të ngordhur e me stomak të fryrë plot gazra.
Mark Watkins është shprehur se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ndërsa edhe miqtë e tij peshkatarë i kishin thënë se edhe ata nuk kishin ndeshur më parë një balenë të ngordhur.





