Eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho ka denoncuar përmes një postimi në Facebook rastin e një të riu me Covid, i cili ka patur temperaturë 38⁰ dhe ka marrë një sasi të madhe me ilaçe.
Sipas mjekut, kjo masakër me shëndetin e shqiptarëve duhet të marrë fund ndërsa ngre dy pyetje në postimin e tij.
“Nuk është raft farmacie, por receta e dërguar me SMS një pacienti më pak se 30 vjeç, i cili të vetmen simptomë që ka është temperaturë 38⁰!!!
Kjo masakër me shëndetin e qytetarëve duhet të marrë fund!!!
Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?!
Pse ky i ri po mjekohet me këtë farmaci për një temperaturë 38⁰?!”, shkruan Dasho.





