Romë, 19 prill 2014 – Një re shumë e zezë ka mbuluar qiellin e qytetit të Romës, duke shkaktuar jo pak frikë tek banorët e kryeqytetit italian. Reja e rezë u shoqërua nga një tornado, e formuar pasditen e sotme mbi Civitavecchia, që shkuli çatitë e disa banesave në zonën e Shën Agustinos.

Ndërkohë pemët e rëna mbi shina, kanë krijuar probleme në trafikun hekurudhor në Civitavecchia. Zjarrfikësit e komandës së provincës së Romës kanë qenë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, që kishin nevojë për ndihmë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/