Një restorant pranë Urës së Dajlanit, në plazh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Vudeot amatore që kanë mbërritur në redaksinë tonë tregojnë momentet, kur zjarrfikësit e Durrësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Deti më tani nuk ka informacione në rrugë zyrtare lidhur me shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, makina e zjarrfikëses e kishte të vështirë t’i afrohej vendngjarjes, sepse disa makina kishin parkuar keq dhe ishte e pamundur për ekipet e mbrojtjes nga zjarri të afroheshin.