Teuta do të udhëtojë në kryeqytet për t’u përballur me Partizanin, sfidë e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Ky takim do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 17:00 në “Arenën e Demave’.

Durrsakët të ndodhur në vendin e fundit do të synojnë vetëm fitoren për të mbajtur “gjallë” shpresat për mbijetesën.

Edi Martini prej ditësh vazhdon stërvitjen për duelin me demat, teksa  ka lajme të mira.Ledio Beqja është gati për të rimarrë vendin e tij në formacion dhe ndaj Partizanit od të jetë në fushën e lojës. Ndërkohë mban “pezull” formacionn një tjetër ljtar. Erando Karabeci është në dyshim, pasi mesfushori vazhdon ende rikuperimin dhe vetëm para duelit me demat do të vendoset për aktivizimin e tij apo jo.