Durrës, 25 maj 2014 – Në një kohë që skuadra po pushon, drejtuesit e klubit janë të angazhuar për të ndërtuar Teutën e ardhshme. Sipas të gjitha gjasave, do të ketë ndryshime rrënjësore në ekip, pasi do të jenë shumë firma për t’u hedhur, duke nisur që nga pankina deri te lojtarët.
Fakti që presidenti Edmond Hasanbelliu është parë i shoqëruar kohët e fundit nga ish-trajneri i Teutës, Gugash Magani, hedh dyshime për një rikthim të mundshëm të peqinasit në radhët e durrsakëve.
Palët u ndanë në mënyrën më të mirë të mundshme në fundvitin e kaluar dhe nuk do të ishte çudi nëse Magani do të ulej sërish në stolin e Teutës.
Gjithsesi, nuk ka asgjë zyrtare për momentin dhe pritet vendimi i presidentit Hasanbelliu, i cili kërkon të ndërtojë një ekip dinjitoz.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





