Pushues të shumtë mbetën të habitur kur një objekt në formën e një anije jashtëtokësore u shfaq mbi ta, në një resort tejet të populluar në Kinë.
Objekti në formën e një rrethi qëndroi për disa sekonda mbi turmën e njerëzve, të cilët ndodheshin në plazh përpara se të zhdukej dalëngadalë.
Një video e regjistruar me telefon, që u postua në Pear Video tregonte gjithashtu se objekti ndryshonte formë duke u bërë drejtkëndorë, përpara se të zhdukej.
Pasi u postua në internet dhe nisën spekulimet se bëhej fjalë për një anije aliene, përdorues të web -it në zonë arritën që të zbulonin të vërtetën.
Kështu, rezultoi se në fakt, ky rreth i zi ishte një efekt special nga një performancë që po zhvillohej aty pranë.





