Problemet e shumta të Milanit mund të marrin zgjidhje shumë shpejtë. Kuqezinjtë pritet të ndërrojnë pronar në ditët e ardhshme me fondin amerikan Elliot që pasi nuk mori sigurinë financiare nga kinezi Yonhong Lee ka nxjerrë në shitje Milanit.

Për të blerë aksionet e klubit kuqezi është i interesuar edhe një manjat rus, bëhet fjalë për Dimitrij Rybolovlev një emër i njohur në botën e futbollit. Biznesmeni i fuqishëm rus ka në pronësi klubin e Monacos në Francë dhe siç raporton Sky Sport është i gatshëm të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit.

Rybolovlev arriti ta merrte Monacon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian.