Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga projekti dhe punimet e stadiumit të ri të Kukësit “Zeqir Ymeri”.

Rama thotë se ky është një selam për përqeshësit që thoshin se ishte vetëm një mashtrim 3D.

KF Kukësi është ekipi i Safet Gjicit, njëkohësisht kryebashkiak i qytetit verilindor nga partia e Ramës, por që ka dhënë formalisht dorëheqjen nga ekipi pasi u zgjodh në postin zyrtar.

Projekti është për një stadium me kapacitet 10 mijë vendësh, dhe vlera e tij shkon deri në 3.5 milionë euro.

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES

me një tjetër projekt të premtuar për Kukësin që po kalon nga 3D në realitet (dhe një selam për përqeshësit e kësaj faqeje, që nuk pushuan së shari e së thëni se ishte thjesht një mashtrim 3D)