Itali, 25 korrik 2014 – Sikur të mos i mjaftonte vetëm humbja. Një tifoz i ka befasuar të gjithë, duke u futur në fushë, teksa Milani po luante me Olympiakosin.
Fansi madje shkoi tek futbollisti Stephan El Shaarawy, me të cilin e bëri një fotografi të stilit ‘selfie’, ndërsa më pas u largua nga fusha nga sigurimi i stadiumit.
Një ngjarje e rrallë, e pamenduar nga askush, por ja që ndodhi. Me siguri, tifozi do të mbajë përgjithmonë si kujtim vetë-fotografimin me sulmuesin italian.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





