10 korrik 2014 – Gjatë fluturimit avioni pëson një defekt teknik, duke shkaktuar rënien e presionit të ajrit në kabinë, dhe pasagjerët kanë vënë maskat e oksigjenit.
Një foto që e hasim në rrjetet sociale është e një djali të ri, i cili ka realizuar një "selfie", ndërsa avioni bënte ulje emergjente.
Të gjithë personat të cilët ndodheshin në avion, kanë qenë të shqetësuar, përpos djalit të ri, i cili ka marrë guximin për të ruajtur këte kujtim aspak të këndshëm.
Ky moment i frikshëm nuk e ka penguar të riun të bëjë një selfie me maskën e oksigjenit dhe ta postojë në Twitter duke shkruar “Fluturimi më i frikshëm në jetën time! Nuk mund të mos bëja një selfie”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





