Premier Liga është kampionati më i pasur në botë dhe detyrimisht klubet kanë të ardhura të tilla që i lejojnë të bëjnë shpenzime të jashtëzakonshme në treg, ndërkohë që shtimi i të ardhurave ka bërë që edhe vlera e klubeve të shkojë në qiell.Një kushëri i pronarit të Mançhester City-t, Sheikut Mansour, ka tentuar të blejë Liverpool-in për 2 miliardë sterlina, pa ia dalë mbanë.

Sheiku Khaled Bin Zayed Al Nehayan, një anëtar i familjes që qeveris Abu Dhabi-n në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka kontaktuar pronarët e Liverpulit në disa raste në fund të vitit të shkuar dhe në fillim të këtij viti.Më pas ai bëri një ofertë prej 2 miliardë sterlinash, që do e bënin Liverpool-in klubin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Manchester United, i listuar në Bursën e Neë York-ut, vlerësohet 3.1 miliardë sterlina dhe blerja e gjithë aksioneve të Arsenal-it nga Stan Kroenke e çon vlerën e klubit londinez në 1.8 miliardë sterlina.Gjithsesi, Liverpool-i këmbëngul se diskutimet u ndalën në fazë fillestare dhe aksionerët maxhoritarë John W Henry apo Michael Gordon nuk u takuan kurrë personalisht me Sheikun Khaled.