Zjarr në një kullë mbi 150-vjeçare në Theth, në lagjen Gjecaj. Banesa është në pronësi të shtetasve Nikoll Xharit e Fran Xharit.
Në momentin e zjarrit nuk ndodhej askush brenda banesës. Në atë ndertesë mbi 150-vjeçare gjatë muajve të verës jetojnë rreth 20 persona. Për momentin vetëm banorët aty pranë po mundohen të shuajnë flakët edhe pse është e vështirë.
Të zotët e kullës për momentin nuk ndodhen aty. Arsyet e rënies së zjarrit janë të paqarta. Kjo është kulla e dytë më e vjetër në lagjen Gjeçaj, një ndërtim karakteristik që po dëmtohet nga zjarri.





