22 nëntor 2015 – Arkitekti çam Indrit Hamiti, i angazhuar në lëvizjet e kësaj popullsie për njohjen e të drejtave të tyre të patjetërsueshme, pasi ka vizituar Kishën e Shën Gjergjit në Shipcke, i surprizuar nga puna profesionale dhe motivi patriotik racional i komunitetit vlleh dhe banorëve të zonës, ka mbetur i mrekulluar, dhe këtë ndjesi ka dashur ta ndajë dhe me ndjekësit e tij:

“Jam mrekulluar nga puna që është bërë për restaurimin e Kishës së Shën Gjergjit në Shipcke. Restaurimi është financuar dhe ndjekur nga një personalitet me origjinë vllahe nga Shipcka dhe me banim në Mecovë, me emrin Ioan Averof. Puna është kryer nga arkitektë e artistë grekë e shqiptarë dhe rezultati është mbresëlënës. Është një vepër që të frymëzon për motivet e larta që shtyjnë dikë që të investojë për t’i kthyer njerëzimit një pasuri që është duke u rrënuar.

Do dëshiroja shumë që pas disa vjetësh të shihja nëpër Çamëri, filantrope çame që investojnë në restaurimin e teqeve, kishave e xhamive të Margllecit, Koskës etj, duke superuar barrierat politike, e që nëpërmjet kërkimit të identitetit të shtonin pasurinë shpirtërore të rajonit.”

/portali DurresLajm/