Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi, duke e akuzuar se ka punuar si shiks në 1997 dhe se maskohet si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare.

Sipas tij, s’ka asnjë shans të merret seriozisht.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama.

Pedagogu Kovaçi në një lidhje me News24 deklaroi se ka punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror nga viti 2013 deri në 2015 si drejtor i analizës dhe se është vlerësuar dhe ka marrë shpërblim nga kryeministri Edi Rama.

Rama: