9 dhjetor 2014 –  Showgirl -ja britanike, Katie Prince i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e gjoksit. Price postoi një foto me gjoksin e saj të ri në faqen YouGossip, ndërsa shkruante se ishte tepër e lumtur për këtë ndryshim.

Ish – modelja, nënë e 5 fëmijëve, në të shkuarën ka kryer 6 operacione plastike, 5 prej të cilave për zmadhimin e gjoksit, ndërsa tashmë ajo ka vendosur që të bëjë të kundërtën.

36 – vjeçarja thotë se "arsyeja se përse ndërmorri këtë hap është se dëshiron që të tjerët ta marrin seriozisht".