Një shpërthim në një fabrikë raketash dhe eksplozivësh ditën e sotme ka vrarë 5 punëtorë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrotjes turke.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara.
Nga videot dhe fotot që qarkullojnë në internet shihen xhamat e dyqaneve dhe shtëpive në tokë.
Deri më tani nuk dihen arsyet e shpërthimit.