Itali, 12 prill 2014 – Roja e Financës, në sajë të të dhënave operative, mbante nën vëzhgim një furgon, që në çastin, kur hyri në territorin italian. Në zonën industriale të Orixhios (Origgio) në Provincën e Varezes u realizua ndalimi i furgonit. Nga kontrolli rezultoi se në furgon kishte 20 kilogramë kokainë të pastër, me vlerë shitje me pakicë mbi një milion euro.
Finacierët sekuestruan furgonin dhe arrestuan një shtetas hollandez , 62 vjec dhe një të ri shqiptar 29 vjeç me origjinë nga Durrësi. Kokaina u gjet në dyshemenë e dyfishtë të furgonit. U ndalua edhe një veturë Toyota Yaris, ku u gjet kokainë e fshehur në dyert e veturës. Telefonat celularë të dy të arrestuarve dhe dokumenta të ndryshme, të sekuestruara nga financierët, do të ndihmojnë për të hedhur më shumë dritë mbi këtë trafik kokaine.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





