Një sulm brutal me shkopinj bejsbolli jashtë një qendre tregtare ndodhi natën e kaluar në Mantua të Italisë.
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur rëndë Pier Francesco Ferrari, 35-vjeç dhe 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndrekai.
Ata dyshohet se janë telefonuar dhe më pas kanë shkuar në një parking, ku janë përballur me 4-5 persona, të cilët kanë nisur t’i godasin me shkopa bejsbolli duke përfunduar në spital në kushte shumë të rënda.
I riu me origjinë shqiptare i është nënshtruar dy operacioneve, por sic raportojnë mediat italiane gjendja e tij është kritike. Edhe i plagosuri italian është nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.
Po ashtu për të hedhur dritë mbi të vërtetën janë sekuestruar telefonat e të plagosurve dhe kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi sulmi ndaj dy të rinjve.





