Një shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ka ndodhur Jacksonville Landing të Floridas, të dielën mbrëma, gjatë turneut të lojërave online – Madden.

Lojtari i videolojërave nëpërmjet Twitter ka thënë se sot ishte dita më e keqe e jetës së tiJ, por se ishte 'me fat'.  Ai është jashtë rrezikut për jetën.

“Jam me fat. Plumbi më goditi gishtin e madh të dorës”, tha 19 vjeçari.

Gjoka i cili ishte pjesëmarrës në lojra tha se tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se nuk do të kthehet më kurrë.