Ndërsa të dielën pritet të votohet qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut me kryeministër shqiptar Talat Xhaferrin i cili do të mandatohet për 100, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Rama ka postuar një foto të Xhaferrit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, teksa për këtë të fundit thotë se është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë.
Rama shkruan se krijimi i qeverisë teknike është një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, teksa ka postuar dhe një shprehje e cila thotë; Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”.
Postimi i Edi Ramës:
Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!
E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto