Larisa, 20 shtator-Dy shqiptarë janë përplasur mes tyre në Larisa të Greqisë me pasojë plagosjen rëndë të njërit prej tyre. I plagosuri është një 42 vjeçar, emigrant nga Shqipëria.
Drejtoria e Policisë së Larisas, konfirmoi se për këtë krim ka arrestuar të dyshuarin e vetëm, një 42 vjeçar gjithashtu shqiptar i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë me pasojë plagosje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Tirnavu, kur 42-vjeçari ka qëlluar bashkatdhetarin dy vjet më të madh, me një kazmë, pak çaste pasi u konfrontuan me fjalë. I dëmtuari u dërgua në spitalin universitar të Tirnavos.
Nga hetimet e para, policia flet për mosmarrëveshje për çështje financiare. Policia ka sekuestruar mjetin me të cilin u krye krimi. Policia refuzoi të publikojë identitetet e personave të përfshirë në ngjarje.