Interi synon të mbyllë shumë shpejt një përforcim të rëndësishëm dhe sytë i ka nga reparti i mbrojtjes, i cili ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri. Luçiano Spaleti ka piketuar një futbollist shqiptar, Shkodran Mustafin, i cili në sezonin e kaluar është konfirmuar si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Angli.Zikaltërit janë interesuar për mbrojtësi i cili përfaqëson Gjermaninë dhe sipas “Sky Sport” janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare të Arsenali për të siguruar firmën e tij.
Megjithatë, për momentin “topçinjtë” nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga futbollisti i cili është një nga pikat e paprekshme në rreshtimin e skuadrës së Venger.Mustafi ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e futbollit italian, ku ka veshur fanellën e skuadrës së Sampdorias para se të shkonte te Valencia e më pas të transferohej në Angli.