Suedia ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të Botërorit të Femrave që zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re, duke mundur me rezultatin 2-1 Afrikën e Jugut.
Protagoniste në këtë përmbysje ishte dhe futbollistja shqiptare që luan për Suedinë, Kosovare Asllani, e cila me shiritin e kapitenit në krah, hodhi një krosim mjaft të mirë nga goditja e këndit, që gjeti lojtaren Ilested, duke marrë tre pikët në minutën e 90’.
Kështu momentalisht Suedia është e para në grupin G, teksa ditën e nesërme do të presë rezultatin mes Italisë dhe Argjentinës.





