Tashmë nuk është më suprizë talenti i shqiptarëve të cilët vijojnë të korin suksese nëpër botë. Së fundmi, ka qenë shqiptarja nga Kosova, Sihana Haxhnikaj,  e cila ka lënë “ gojë hapur”  jurinë e “ Thë Voice Australia”, ku pjesë e tyre është edhe Rita Ora.

Teksa performoi  këngën “ Nothing Breaks Like a Heart” të Miley Cyrus, 16 vjeçarja “ vodhi”  zemrën e Ritës e cila s’nguroi të shtypte butonin kalues.

Madje, madje në momentin që Rita mësoi se Sihana ishte me origjinë nga Kosova e mirëpriti ashtu si vetëm shqiptarët dinë të bëjnë.

Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, madje përshëndeti dhe familjarët e 16-vjeçares.

“ Zemër si je?”, ju drejtua Rita Sihanës, teksa më tej u shpreh e lumtur që ajo u bë pjesë e grupit të saj.