Kosovare Asllani realizoi golin e parë zyrtar me Manchester City-n. Futbollistja shqiptare realizoi në ndeshjen që vajzat e skuadrës angleze fituan 2-1 përballë Pietea IF-së. Asllani shfrytëzoi maksimalisht një harkim nga e djathta, duke realizoi golin e triumfit. Me këtë rezultat, skuadra e femrave të Manchester City-t mbyll me sukses të plotë fazën përgatitore, me 3 fitore në po kaq ndeshje të luajtura.

Goli i Kosovare Asllanit u përshëndet edhe nga faqet zyrtare të klubit në Twitter e Facebook, duke vlerësuar finalizimin e sulmueses 26-vjeçare. Kosovare Asllani u transferua te Manchester City më 22 janar, nga një tjetër gjigant europian si Paris Saint Germain. Sulmuesja firmosi kontratë 2-vjeçare me klubin anglez. Edhe pse me origjinë shqiptare nga Kosova, Kosovare Asllani ka lindur në Suedi, ndërsa numëron 80 ndeshje me përfaqësuesen e femrave të këtij vendi, ku ka realizuar 21 gola.