Një skandal prek kombëtaren shqiptare të futbollit pas kthimit nga Gjermania. 

Një pjesëtar i staft të Federatës Shqiptare të Futbollit është akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 18-vjeçare, punonjëse e hotelit në Kamen, aty ku qëndroj ekipi ynë kombëtar.

Ngjarja ka ndodhur në 23 qershor, një ditë përpara se kombëtarja shqiptare të luante kundër Spanjës, raporton gazetare gjermane Bild.

Sipas prestigjozes gjermane, dhuna ka ndodhur në dhomën e hotelit në shkollën sportive Kaiserau në Kamen. Pikërisht aty vajza 18-vjeçare, thirri policinë pas sulmit, me konfirmimin e një hetimi për këtë çështje nga Prokuroria Publike e Dortmundit. 

Vajza i tha Policisë se shqiptari e ka shtyrë në kuzhinë, ka nisur ta puthë dhe më pas e ka dhunuar. Edhe pse Prokuroria u njoftua menjëherë për kallëzimin e krimit seksual, i akuzuari u kthye në shtëpi një ditë pas disfatës së Shqipërisë ndaj Spanjës.

“Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime urgjente për krimin, nuk është bërë kërkesë për urdhër arresti. Sipas ligjit gjerman, një përdhunues përballet me të paktën dy vjet burg”, tha një zëdhënës i Prokurorisë së Dortmundit për BILD.

Tani po hetohet deri në çfarë mase i dyshuari ka vepruar kundër vullnetit të vajzës. Agresori i supozuar nuk është as lojtar dhe as zyrtar i nivelit të lartë. 

Lidhur me ngjarjen, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka bërë ende asnjë reagim.Ndërkohë Gazzetta dello Sport, shkruan se burri është pezulluar menjëherë nga FSHF.