Quhet Tarik Cmajcanin, për pak ditë mbush 22 vjeç dhe ditën e mërkurë ka mbërritur në Durrës.

Futbollisti në fjalë është nga Novi Pazar i Serbisë dhe është aktivizuar më parë në Singapor dhe në Armeni. Lojtari do të monitorohet nga stafi teknik deri ditën e shtunë dhe më pas do të vendoset.

Ai është nisur drejt Austrisë së bashku me Teutën ku do të zhvillojnë fazën përgatitore bregdetaret.

Flitet se ai është një talent në rolin e tij të mesfushorti por verdiktin do ta japë stafi teknik i Teutës në fundjavë e nëse do të vendoset që ai të qëndrojë tek Teuta pritet të aktivizohet që në miqësoren e parë që durrsakët do të zhvillojnë në Austri.

Ekipi ku ai është aktivizuar së fundmi është Mika Aschtarak në Armeni ndërkohë që më parë është aktivizuar me ekipet e Balestier Khalsa në Singapor dhe me ekipin e Ofk Nish në Serbi.