Një tas kos a mund të zhbëjë efektet e dëmshme të ushqimeve me yndyra të larta? Këtë sugjeron një studim i ri nga shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë kos para një vakti të lartë në yndyra dhe karbohidrate kanë nivele më të ulëta të inflamacionit në gjak krahasuar me ato që nuk konsumojnë fare kos.
Kosi mund të parandalojë futjen e toksinave në enët e gjakut dhe forcon veshjen e brendshme të zorrës. Konsumimi i kosit para një vakti mund të ndihmojë gjithashtu në përshpejtimin e metabolizmit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve metabolike dhe kardiovaskuale, thonë shkencëtarët nga Universiteti Wisconsin-Madison.
Ky është studimi më i fundit që tregon se si një tas me kos mund të përmirësojë shëndetin në disa mënyra, duke filluar nga ulja e temperaturës së turpit deri tek forcimi i kockave dhe ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Madje mund të ndihmojë edhe në rënien në peshë dhe parandalimin e infeksioneve,shkruan Daily Mail./ATA/