Policia e Lezhës ka parandaluar në kohë një konflikt në familje dhe ka arrestuar nje 36-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të banesës iu sekuestrua lëndë narkotike kanabis.

Në sallën operative të D.V.P.Lezhë ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Kotërr-Lezhë ka një konflikt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti.

Falë ndërhyrjes në kohë efektivët e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku shtetasi Andi P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.P.

Nga kontrolli fizik dhe i banesës së këtij shtetasi, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-460 fara narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
-rreth 61 gramë lëndë bimore në formë boçe e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Andi P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 130/a e 283/1 të Kodit Penal.