Një tërmet i fortë ka tronditur Turqinë këtë mëngjes. Sipas të dhënave të AFAD, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte në Elazig.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha në Twitter se “një tërmet me madhësi 5.3 dhe 15.94 km thellësi ndodhi në qendrën Elazig në 09.37.

Nuk ka asnjë situatë negative deri më tani. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë skanimet e tyre në terren. Ne do të vazhdojmë të informojmë”.