Një tërmet i fortë goditi veriun e Islandës gjatë ditës së sotme.
”Tërmeti i fundit pati një forcë prej 4,7 ballësh Rihter”, njoftoi Zyra Islandeze e Motit.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme, ndërsa pas goditjes, pati dhjetëra pasgoditje.
Ato ndodhën përgjatë Tjornsit, në veri të Siglufjordur, por larg kryeqytetit Rejkjavik, që ndodhet në jugperëndim.
Që prej fillimit të dridhjeve më 19 qershor, mijëra tërmete të vegjël janë regjistruar në zonë.





