SHBA, 15 prill 2013 – The Daily Beast tregon historinë e Audrie Pott, një tjetër vajze që vret veten, pasi foto të përdhunimit të saj në grup përfundojnë në internet.

Sipas portalit, shtatorin e kaluar adoleshentja u përdhunua në shtëpinë e një miku të saj, ndërsa ishte pa ndjenja.

“Miqtë” e saj e filmuan me celularë momentet e përdhunimit në grup dhe më pas i publikuan imazhet në internet.

Audrie vrau veten 8 ditë më vonë, sepse nuk arrinte të përballonte dot turpin nga publikimi i atyre momenteve.

Shtatë muaj pas vetvrasjes së adoleshentes 3 djemtë që kryen përdhunimin dhe publikuan videon u arrestuan, por emrat e tyre nuk bëhen publikë, pasi janë minorenë.

Në Facebook është hapur një profil në respekt të adoleshentes, viktimë e kësaj ngjarje tragjike, ndërkohë që një fondacion që punon për përhapjen e muzikës dhe artit mes studnetëve mban emrin e saj.  

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/