Një tjetër aksident është regjistruar para pak minutash në rrugën “Adria”.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se rreth orës 17:20, në aksin rrugor Stacioni i Trenit – Ura Dajlanit, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin E. K., ka përplasur një këmbësor të identifikuar me inicialet E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 12.11.2021, rreth orës 17:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit -Ura Dajlanit, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin E. K., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





