Policia e New York-ut ka deklaruar se ka mbledhur mjaftueshëm prova për të arrestuar Harvey Weinstein. Një prej producentëve më të mëdhenj të filmave në Hollywood akuzohet për përdhunim.

Skandali u zbulua pasi shumë femra deklaruan se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe përdhunuar. Femra të shumta, mes të cilave aktoret Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Rose McGowan, kanë akuzuar Harvey Weinstein.

Aktorja 33 vjece Paz de la Huerta

Akuza më e fundit vjen nga aktorja, Paz de la Huerta, e cila në një intervistë për “Vanity Fair” tha se Weinstein e përdhunoi dy herë në Neë Jork në vitin 2010.

“Bazuar në bisedat e mia me Paz de la Huerta policia në New York ka elemente të mjaftueshme për të arrestuar producentin” – deklaroi detektivi Nicholas DiGaudio, të cilit i është besuar hetimi mbi Weinstein.

Policia në New York e ka quajtur të besueshëm rrëfimin e yllit të “Boardwalk Empire”. De la Huerta tha se producenti e ka përdhunuar dy herë në apartamentin e saj në Manhatan.