Del një tjetër breshkë në bregdetin e Durrësit. Mëngjesin e sotëm, kalimtarët në Shëtitoren Taulantia kanë vënë re një breshkë të ngrodhur që kishte dalë në breg.

Ndryshe nga fundi i majit, kur një breshkë e ngjashme ra në rrjetat e peshkatarëve, të cilët e lëshuan sërish në det, breshka që ka dalë sot në pjesë fundore të shëtitores ka qenë e ngordhur.

Vlen të theksohet fakti se të dy breshkat janë vënë re në të njëjtën zonë të bregdetit të Durrësit

Breshka të të tilla përmasave janë fenomen i rrallë në bregdetin e Durrësit. Nuk dihet ende, nëse breshka e sotme është e matrikulluar apo jo, siç ishte simotra e saj e kapur në 31 maj, nga peshkatarët në zonën e Currilave.