Durrës, 27 tetor 2014– Ndërkohë që Jeb Bush (John Ellis Bush) tregohet diskret në lidhje me qëllimet presidenciale, familja e tij tregohet shumë më pak e kujdesshme. Guvernatori i 43-të i Shtetit të Floridës, djali i dytë i George P. Bush dhe Barbara Bush duket se ushqen ambicje për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që janë përcaktuar të zhvillohen të martën, më 8 nëntor të vitit 2016 në Amerikë.

Zërat pranë tij pohojnë se ky është një vendim, rëndësinë e të cilit, ai e njeh më mirë se kushdo tjetër. Sidoqoftë, me një vëlla dhe një baba të cilët, jo vetëm kanë shërbyer në postin më të lartë në SHBA, por dhe e inkurajojnë atë, sfida bëhet akoma më tërheqëse.

Duket qartë se të dy ata, – Bush 41 dhe Bush 43(George W. Bush) – do të dëshironin që Jeb të kandidonte. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë: nëse Jeb Bush do të vendosë kandidojë për postin e presidentit të SHBA në vitin 2016, familja e tij do ta mbështesë 100 %.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/