Në “Big Brother VIP Kosova” është formuar çifti i dytë.

Po flasim për Andin dhe Gresën të cilën prej javësh kanë qenë shumë të afërt. Duke folur për raportin e tyre në spektaklin e fundit ata shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. E mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe puthja e parë mes tyre.

Është modelja ajo që në pamjet e para shihet të ketë bërë hapin e parë duke i dhuruar një puthje në buzë Andit. Të dy janë të shtrirë bashkë në shtrat ndërsa ndajnë momentin intim për herë të parë.

Andi dhe Gresa janë çifti i dytë i këtij formati pas Getinjos dhe Vivien. Këta dy të fundit kanë pasur momente ule e ngritjeje të shumta teksa mbetet për tu parë si do jetë raporti i Gresës dhe Andit.