Shtohet lista e demokratëve për pranimin e mandatit të deputetit.

Mësohet se Arlind Çarçani, kandidat në qarkun Korçë në zgjedhje e fundit parlamentare, ka dorëzuar sot në KQZ formularin e vetdeklarimit, duke i hapur rrugë kështu pranimit të mandatit të deputetit.

Një ditë më parë, Korab Lita mori nga KQZ mandatin e deputetit për Qarkun e Tiranës dhe zëvendësoi kreun e LZHK-së, Dashamir Shehu.