Familja e këngëtarit të njohur shqiptar, Shkumbin Ismaili është shtuar me një pjesëtar të ri.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtari ka njoftuar ndjekësit se është bërë baba për herë të dytë.

"Një tjetër dhuratë nga Zoti! Mirë se erdhe Brend!", shkruan Ismaili.

Ai dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë para 3 vitesh me një djalë.