Ka ndërruar jetë artisti i mirënjohur durrsak Agim Shami.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije “Qendra Muzeore Durrës”.
Shami ka dhënë kontributin e tij si artist, pjesëmarrës dhe fitues i mjaft konkurseve kombëtare në pikturë e skulpturë, si edhe në përgatitjen e shumë brezave të nxënësve artistë të qytetit bregdetar në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli”.








