Pas fjalëve se grupi Babastars po përçahej, vetë këta të fundit e mohonin duke publikuar foto bashkë. Por problemet për labelin duket se vazhdojnë. Një tjetër anëtar është larguar. Ndoshta pak e dinin, por Skivi nuk është më pjesë e Babastars.

Kjo vërtetohet edhe me faktin që dy këngët e fundit të tij nuk janë publikuar në kanalin e grupit, por në atë të Skivit.