TIRANË, 4 prill 2013– Eskorta e kryeministrit Berisha është "alarmuar" sërish dje pasi një makinë “Audi”, me targa të huaja është futur mes eskortës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në afërsi të rrethrrotullimit të “Doganës”.

Mjeti drejtohej nga 30-vjeçari Florion Loshi i cili është shoqëruar më pas në ambientet e policisë dhe është gjobitur.

Nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla me eskortën e kryeministrit.